“Lufta e ftohte”, Bush pranon te shkoje ne Rusi
Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, i ka thene dje “Po”, fteses se Presidentit rus, Vladimir Putin, qe te vizitoje Rusine. Ndaj, me 6 prill, Bush do te zhvilloje bisedime rreth mbrojtjes nga raketat. Takimi i caktuar me nxitim, do te zhvillohet ne fund te nje turneu ne Evrope, ku Bush gjithashtu do te shkoje ne Ukraine, Kroaci dhe ne takimin e nivelit te larte te NATO-s ne Bukuresht. Presidenti do te flase me Putinin ne qytetin turistik Soki, ne Detin e Zi. Mendohet qe ky te jete takimi i tyre i fundit si kryetare shtetesh.
IKJE DHE SHPRESA
Nderkohe qe Presidenti i ri rus pergatitet te marre detyren ne muajin maj dhe kur ne Amerike fushata presidenciale eshte ne vazhdim, te dy udheheqesit duket sikur kerkojne te marrin disa vendime finale perpara se te largohen nga detyra. Disa probleme, si ai i mbrojtjes nga raketat, kane krijuar nje tension kaq te madh midis Uashingtonit dhe Moskes. Gjate nje interviste me gazetare te huaj, kur beri te njohur planet per takimin ne Soki, Bush e beri te qarte se ai ishte ftuar ne qytetin turistik rus ku ne menyre specifike do te bisedohej rreth problemit te mbrojtjes nga raketat. Ai tha se e di qe partneret evropiane te Amerikes do te qetesohen nese arrihet nje marreveshje me Mosken. Ndersa shtoi se eshte optimist se kjo mund te realizohet.
NEGOCIATA
Kohet e fundit, Presidenti dergoi ne Moske Sekretaren e Shtetit, Kondoliza Rajs dhe Sekretarin e Mbrojtjes, Robert Geits, per te biseduar rreth problemit te diskutueshem te mbrojtjes nga raketat. Gjithashtu, Bush i dergoi nje leter Presidentit Putin, ne te cilen ai fliste per nje strukture te re strategjie midis dy vendeve. Presidenti i pershkroi bisedimet e tij ne Soki si nje vazhdim i vizites se sekretareve Rajs dhe Geits. Keshilltari per Sigurine Kombetare ne Shtepine e Bardhe, Stiven Hadli, tha se Presidenti Bush beson se tani eshte koha per t’u ulur me Presidentin Putin per te diskutuar mbi keto probleme. “Kjo eshte nje mundesi per te dy udheheqesit te takohen, te vleresojne progresin e arritur dhe te shohin nese mund te bien dakord per nje strukture qe mund te konsolidoje marredheniet ne fusha ne te cilat jemi duke bashkepunuar, ndoshta edhe te zgjidhim disa probleme te paperfunduara si mbrojtja nga raketat”, tha Hadli. Ai nenvizoi se administrata eshte perpjekur te gjeje menyra per t’i dhene garanci Rusise dhe per ta afruar ne kete proces.
“Presidenti ka folur rreth mundesise qe Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Evropa te punojne se bashku per krijimin e nje strukture rajonale, si partnere te barabarte dhe nese do te zhvillohet ky plan, kjo do te kerkoje kontribuim burimesh nga Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Rusia per t’i dale perpara kercenimeve qe vijne nga Lindja e Mesme, te cilat mund te kercenojne si Evropen ashtu dhe Rusine. Pikerisht ne kete perfundim duam te arrijme”, tha keshilltari i Presidentit Bush.
Pervec sistemit te mbrojtjes nga raketat, Presidenti Bush gjithashtu planifikon te diskutoje ne Soki probleme ne rritje, vecanerisht shqetesimet e tij mbi ambiciet berthamore te Iranit. Bush, nuk tha dje, nese ai pret qe Presidenti i sapozgjedhur i Rusise, Dmitri Medvedev, te jete i pranishem ne takim. Bush vuri ne dukje se do te vezhgonte me nje interes te madh zhvillimet gjate muajve te ardhshem ne Rusi, por tha se nuk do ta paragjykoje Presidentin e ri, derisa te kete mundesine te bisedoje drejtpersedrejti me te.
Pse “rinisi Lufta e Ftohte”
Moska kundershton me force propozimin e Shteteve te Bashkuara per nje sistem mbrojtjeje nga raketat. Sipas ketij plani, nga amerikanet do te vendoset nje sistem radaresh ne Republiken Ceke, si dhe interceptore raketash ne Poloni. Qeveria ruse thote se plani kercenon sigurine e Rusise dhe mund te coje ne nje gare te re armatimi. Por, Presidenti Bush ka theksuar se objektivi nuk eshte Rusia dhe se plani ka si qellim te mbroje Evropen nga nje kercenim i bere nga shtete te papergjegjshme, duke permendur ketu, Iranin.