E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta kundër informalitetit të pagave, “Antikorrupsioni” monitorim ndaj inspektorëve të Tatimeve

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Vijon aksioni kundër informalitetit të pagave. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se po zhvillohet një monitorim i përforcuar i Administratës Tatimore për të garantuar që procesi i kontrollit të bizneseve për mosdeklarimin real të pagave të jetë transparent.

Për të siguruar mbarëvajtjen e aksionit kundër informalitetit të pagave, Drejtoria e Investigimit të Brendshëm (Antikorrupsion) është angazhuar për të monitoruar nga afër veprimtarinë e inspektorëve të Drejtorisë së Koordinimit dhe Monitorimit në Terren.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ky angazhim përfshin kontakte të drejtpërdrejta me tatimpaguesit dhe intervista mbi sjelljen dhe komunikimin e inspektorëve gjatë kryerjes së detyrave të tyre funksionale.

“Objektivi kryesor është garantimi i respektimit të ligjit, mbrojtja e të drejtave të qytetarëve/biznesit dhe forcimi i besimit ndaj institucionit të Administratës Tatimore! Lufta kundër informalitetit mbetet prioritet kombëtar i përbashkët, si e tillë bashkëpunimi i çdo pale të përfshirë është kyç për arritjen e rezultateve konkrete”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›