E Martë, 3 Nëntor 2026

Lufta kundër korrupsionit, përfaqësues të agjencive ligj-zbatuese takohen në Tiranë

Lufta kundër korrupsionit ka bërë bashkë përfaqësues të agjencive ligj-zbatuese që merren me këtë fenomen nga vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilët u takuan në Tiranë për të diskutuar mbi mënyrat dhe format e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato u shpreh të hënën se, rezultatet e prekshme në luftën kundër korrupsionit janë vendimtare për të ecur përpara në procesin e integrimit evropian.

“Korrupsioni gërryen besimin e publikut tek institucionet dhe dëmton bizneset e ndershme. Lufta kundër korrupsionit në të gjitha nivelet është thelbi i forcimit të shtetit ligjor në Shqipëri”, nënvizoi Gonzato, sipas një njoftimi për shtyp të zyrës së BE-së në Shqipëri.

“BE-ja është e gatshme të vazhdojë të mbështesë përpjekjet kundër korrupsionit”, shtoi ambasadori i BE-së.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›