Lufta me Rusinë, Ursula von der Leyen: Solidariteti evropian me Ukrainën po rritet

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka dekraluar se solidariteti me Ukrainën e cila ndodhet në luftë me Rusinë është rritur. Në një postim në Twitter, Von der Leyen, deklaron se BE ka dërguar më shumë se 77,000 ton materiale ndihme në Ukrainë duke përfshirë ilaçe, ushqime, sende strehimi, si dhe automjete zjarrfikëse dhe spitale të lëvizshme që nga nisja e luftës në shkurt.
“Që nga shkurti, Bashkimi Evropian ka dërguar më shumë se 77,000 ton materiale ndihme në Ukrainë. Kjo përfshin furnizime shpëtimtare si ilaçe, ushqime, sende strehimi, si dhe automjete zjarrfikëse dhe spitale të lëvizshme. Solidariteti i Evropës me Ukrainën është vetëm duke u forcuar”, shkruan presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ndërsa poston dhe foto nga ndihmat.
Lufta Ukrainë-Rusi nisi me 24 shkurt të këtij viti. Shumë vende të botës janë ndërgjegjësuar në ndihmë të Ukrainës.
/rtsh.al/