E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta me Rusinë/ Zelensky: Kundërofensiva e Ukrainës po ecën përpara

“Kundërofensiva e Ukrainës po ecën përpara”, tha të shtunën presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski pasi Kievi bëri disa përparime në fushatën e tij për të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia.

“Forcat ukrainase po ecin përpara. Pavarësisht gjithçkaje dhe pa marrë parasysh se çfarë thotë dikush, ne po përparojmë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne jemi në lëvizje”, tha Zelenksy në X, i njohur më parë si Twitter.

Pas shumë pritjesh, kundërsulmi filloi zyrtarisht në mes të qershorit. Megjithatë, fitimet janë arritur me vështirësi dhe nuk ka pasur kapje të vendbanimeve të mëdha pasi trupat e Kievit hasën në linja ruse të mbrojtura mirë.

Pavarësisht progresit të ngadaltë të vazhdueshëm, Kievi tha në mes të korrikut se nuk ndjeu presion për rezultate të shpejta. Deri në fund të muajit, Ukraina kishte vendosur më shumë trupa në juglindje të vendit, një shenjë se kishte identifikuar dobësi të mundshme në linjat mbrojtëse ruse.

Ky vendim duket se po jep disa rezultate. Ditët e fundit, ushtria ukrainase ka shënuar fitore në rajonin juglindor të Zaporizhzhia, këtë javë duke depërtuar në “vijën e parë” të mbrojtjes ruse.

Ushtria e Ukrainës tha të shtunën se po konsolidonte pozicionet e saj atje dhe po kryente zjarr kundër baterive pranë Robotyne, një fshat me vendndodhje strategjike në Zaporizhzhia që trupat ukrainase siguruan javën e kaluar.

Ky progres është një shenjë se Kievi po afrohet më shumë me rrjetin e përhapur të llogoreve të fortifikuara të Moskës përgjatë frontit jugor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›