Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, NATO: Do zhvendosim avionët e zbulimit në Rumani

Aleanca e Atlantikut të Veriut do të zhvendosë disa prej avionëve të saj të zbulimit në Rumani, të cilët aktualisht gjenden në Gjermani.
Avionët e zbulimit me Sistemin Ajror të Paralajmërimit dhe Kontrollit (AËACS) pritet të arrijnë në Bukuresht të martën “për të mbështetur prezencën e përforcuar të aleancës në rajon dhe për të monitoruar akvititetin ushtarak rus”, thuhet në njoftimin e NATO-s. Avionët do të stancionohen 200 kilometra nga kufiri me Ukrainën.
“Teksa lufta e Rusisë në Ukrainë vazhdon të kërcënojë paqen dhe sigurinë në Evropë, nuk duhet të ketë dyshime lidhur me vendosmërinë e NATO-s për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të aleatëve. AËACS-ët tanë mund të zbulojnë avionët nga qindra kilometra largësi, duke i bërë ata një aftësi kyçe për parandalimin dhe qëndrimin e mbrojtjes të NATO-s. E falënderojmë Rumaninë që do të pranojë avionët, shtet i cili jep një kontribut të rëndësishëm për paralajmërimin tonë të hershëm”, tha zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.
/rtsh.al/