E Martë, 3 Nëntor 2026

Lufta ndaj korrupsionit, shoqëria civile ndërgjegjëson punonjësit e administratës për ligjin e sinjalizuesve

Prej vitit 2016 Shqipëria ka një ligj për sinjalizuesit dhe mbrotjejen e tyre, si një mjet në luftën kundër korrupsionit. Punonjësit e 10 institucioneve të konsideruara në raportet e organizatave ndërkombëtare si me risk të lartë për t’u përfshirë në akte korruptive, do të bëhen pjesë e seancave informuese për t’u njohur me këtë ligj. 

Nisma “Shoqëria civile kundër korrupsionit – nga një sfidë lokale në një përgjigje evropiane”, është ndërmarrë nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Qendra Altri dhe “Miqtë e Europës”. Pjesë e saj është edhe krijimi i nje rrjeti kombëtar të shoqërisë civile kundër korrupsionit. 

Nisma synon të rrisë transparencën e institucioneve publike, por edhe të forcojë rolin e shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit.

Gazetare Albana Agolli

/ rtsh.al / 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›