E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lufta ndaj trafiqeve, dogana shqiptare rrit bashkëpunimin me autoritetet britanike

Drejtues të Administratës Doganore Shqiptare zhvilluan një takim me Ministren e  Brendshme, të Britanisë së Madhe, Priti Patel, si dhe me autoritetet e “Border Force International”,  ku diskutuan mbi rritjen e bashkëpunimit dhe fuqizimin e kontrollit kufitar.

Gjatë këtij takimi Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, vlerësoi mbështetjen e deritanishme për administratën doganore, nga autoritete britanike, dhe sidomos përfaqësuesit e Border  Force International.

“Administrata Doganore Shqiptare një rëndësi të veçantë  gjithëmonë i  ka kushtuar bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë sidomos në fuqizimin e kontrollit kufitar”, theksoi Gazheli në këtë takim.

Gjatë një vizite në Aeroportin e Rinasit, autoritetet britanike panë nga afër funksionimin e kontrollit të pasagjerëve, si përzgjidhen për kontrollin e cash-it, analiza e riskut, si dhe bashkëpunimi me agjencitë e tjetra ligjzbatuese që  ushtrojnë aktivitetin e tyre në  këtë portë hyrëse.

Gjithashtu gjatë kësaj vizite, autoritetet britanike u njohën  me punën e Administratës Doganore Shqiptare, e cila gjatë viteve të fundit ka rritur kontrollet në Aeroportin e Rinasit, kjo bazuar edhe në kërkesën e Forcës Kufitare që mbulojnë të gjithë fluturimet nga aeroportet e MB.

Vetëm pak kohë më parë në kuadër të bashkëpunimit  Autoritetet e Border Force International i dhuruan Administratës Doganore Shqiptare tre pajisje kontrolli “Agilent”, në  funksion të luftës kundër trafiqeve të paligjshme.

Ndërkohë që nga intensifikimi i kontrolleve në Aeroportin e Rinasit vetëm gjatë muajve të fundit janë raportuar  disa kapje të cash-it të  padeklaruar, të pasagjerëve që udhëtonin nga Britania e Madhe drejt vendit tonë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›