E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta ne Lindje - Si sulmoi ushtria gjermane 70 vjet me pare Bashkimin Sovjetik

Per zhvillimin e luftes kunder ish-Bashkimit Sovjetik udheheqja nacionalsocialiste pati filluar pergatitjet qe ne vitin 1933 dhe tete vjet me vone me 22 qershor 1941 nje ushtri milionash marrshoi ne drejtim te Evropes Lindore duke filluar luften me brutale qe kishte perjetuar historia e re. Shtatedhjete vjet me pas ne Gjermani kujtohet kjo lufte e cila filloi me nje genjeshter propagandistike.

Komunikata qe u lexua ne radio ishte bdquoKomando e larte e ushtrise njofton se ne mbrojtje kunder rrezikut te madh qe vjen prej lindjes ushtria gjermane u ndesh me 22 qershor ne oren 3 te mengjesit me nje dislokim te madh te forcave te armikut. Njesia e forcave ajrore gjermane u ndesh ne agim te dites me armikun sovjetik.

Marrshimi filloi me nje genjeshter nuk behej fjale per nje sulm per vetembrojtje te ushtrise gjermane por per nje sulm ndaj vendeve dhe njerezve te papergatitur per nje shkelje te se drejtes nderkombetare fillimin e nje lufte shfarosese me trupa brutale dhe gjenocid. Ne fuqi ishte ende pakti gjermano-rus i mossulmimit te arritur gati dy vjet me pare. Megjithate me 22 qershor 1941 3 milione ushtare te Wehrmacht-it u futen ne marrshim me gjithcka qe ofronte industria nacionalsocialiste e armatimit me tanke aeroplane arme. Brenda nates Bashkimi Sovjetik filloi luften per mbijetese. Legjenda sipas te ciles Hitleri filloi me pare se Stalini marrshimin nderkohe qe edhe Ushtria e Kuqe kishte plane per nje te tille ka jetuar per nje kohe te gjate. Megjithate ajo nuk eshte vertetuar shkencerisht thekson historiani Wolfram Wette bdquoQellimi ishte te pushtohej Bashkimi Sovjetik te reduktohej popullsia te vidhej vendi ne menyre qe ne nje te ardhme vendi te kolonizohej me gjermane per te ngritur nje Perandori te madhe gjermane nga Atlantiku deri ne Urale.

Genocid i programuar mire

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Terheqja e ushtareve te Wehrmacht-it pas luftimeve ne Stalindgrad fotografi e 31 janarit 1943

Gjenocidi kunder hebrejve evropiano-lindore vrasja masive e te burgosurve te luftes dhe civileve ishin llogaritur shume mire. Nga elita ushtarake nuk erdhi kundershtim. Pavaresisht nga propaganda e madhe popullsia gjermane reagonte me ankth dhe tmerr. Frika se tani do te ndodhte nje katastrofe ishte shume e perhapur.

Qe edhe nga pala gjermane do te kishte miliona viktima nuk e parashikonte askush ne ate kohe. Bashke me ushtrine gjermane u bashkuan edhe forcat e armatosura te vendeve aleate Italise Findlandes dhe Rumanise. Bota nuk arrinte te kuptonte cfare po ndodhte.

Njoftim i BBC Lajmet e BBC-se New York. Gjermania Italia Finlanda dhe Rumania ndodhen prej 24 oresh ne lufte me Rusine. 5 milione vete marrin pjese ne te. Dhe ajo eshte duke u kthyer ne luften me te madhe qe ka pasur ndonjehere ne histori. Midis Bukovines dhe Detit te Zi kane shperthyer luftime te ashpra. Gjithcka eshte duke u zhvilluar aq shpejt saqe kryeqytetet e botes kane veshtiresi te kuptojne cfare po ndodh.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Winston Churchill 12 gusht 1953

Ne Britanine e Madhe kryeministri Winston S. Churchill iu drejtua me nje fjalim ne radio popullit. Hitleri eshte moster e se keqes. I pangopur ne epshin e tij per gjak dhe plackitje. Sikur te mos i mjaftonte qe vuri gjithe Evropen nen cizmen e tij terrorizoi dhe mjeroi ai i kthehet tani Rusise per te vazhduar masakren dhe shkaterrimin.

Llogari e bere gabim

Shtetet baltike Bjellorusia dhe Ukraina u moren shpejt. Hitleri dhe gjeneralet e tij kane bere planet qe me nje lufte rrufe te marrshonin deri ne kryeqytetin sovjetik por ata i kishin bere llogarite gabim. Pak muaj pas fillimit te sulmit njesite e ushtrise bllokohen ne dimer para Moskes- sipas vleresimeve te sotme ky ishte fillimi i humbjes perfundimtare me 1945. 3 milione ushtaret gjermane nuk u kthyen me ne shtepi. Wolfram Wette

bdquoRusia vete pati dhjetefishin e viktimave. Prej tyre 10 milione ishin te Ushtrise se Kuqe pra ushtare qe luftuan. Me shume se 3 milione ishin te burgosur lufte qe perfunduan ne kampet gjermane. Po ashtu 3 milione hebrej ruse u vrane sistematikisht nga gjermanet. Rreth 6 milione civile sovjetike rane viktime e politikes shfarosese gjermane.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Historiani profesor Wolfram Wette

Thyhet heshtja 70 vjecare - Sulmi i 1941-it me ne fund teme e publicistikes

Dekada me radhe pergjegjesia gjermane per luften shkaterruese ne Lindje nuk ka qene teme e debateve publike. Kujtimet lidheshin kryesisht me vuajtjet e veta. Legjenda e Wehrmachtit te paster jetoi gjate duke ia kaluar pergjegjesine per krimin organizatave nacionalsocialiste si per shembull SS. Empati per viktimat e panumerta nga pala sovjetike nuk ka pasur mes popullsise gjermane. Vetem studimet e historianeve kritike dhe me vone edhe ekspozita shume te diskutueshme dhane mundesine per te filluar nje proces rishqyrtimi.

Sot thote historiani Wette bdquoGjermania dhe Rusia perjetojne nje klime shume pozitive. Askush nuk e sheh tjetrin si armik. Kerkush nuk ndjen urrejtje kunder tjetrit. Kjo eshte nje situate te cilen gjermanet nuk mund ta prisnin dhe me mire se kaq nuk mund te jete.

Tani 70 vjet me pas sulmi i 1941-it eshte teme e publicistikes. Dhe ne disa vende te Gjermanise jane organizuar aktivitete perkujtimore. Aktiviteti kryesor zhvillohet ne Berlin. Aty jane bere bashke disa institucione dhe kane organizuar nje koncert te madh tek Filarmonia ku do te luhet bdquoSinfonia e Leningradit nga Dmitrij Schostakowitsch.

Autor Cornelia Rabitz / Aida Cama

Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›