Lufta në Ukrainë, Biden: G7 të ndalojnë importin e arit rus

Shtetet e Bashkuara dhe ekonomitë e tjera kryesore të Grupit të Shtatë (G7) do të ndalojnë importet e arit nga Rusia, duke shpresuar se do ta izolojnë më tej Rusinë ekonomikisht për shkak të pushtimit të saj në Ukrainë., raporton Associated Press.
“Ari është eksporti i dytë më i madh i Moskës pas energjisë. Ndalimi i importeve do ta bënte më të vështirë pjesëmarrjen e Rusisë në tregjet globale”, thanë zyrtarë të lartë të administratës Biden.
Ndërkohë Biden dhe homologët e tij do të mblidhen në ditën e hapjes së samitit të dielën për të diskutuar se si të sigurojnë furnizimet me energji dhe të trajtojnë inflacionin, duke synuar që të parandalojnë pasojat e pushtimit rus në Ukrainë.
Disa orë përpara hapjes së samitit, Rusia nisi sulmet me raketa kundër kryeqytetit ukrainas të dielën, duke goditur të paktën dy ndërtesa banimi.
Këto ishin sulmet e para të tilla nga Rusia në tre javë.
/rtsh.al/