E Martë, 3 Nëntor 2026

Lufta në Ukrainë, Borrel: Muajt e ardhëm do të jenë vendimtarë, të rrisim mbështetjen

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Xhozef Borrel (Josep Borrell) ka deklaruar se përfundimi i luftës në Ukrainë do të vendoset në muajt e ardhshëm.

Mes dyshimeve mbi vazhdimin e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Kievin, Borrel kërkoi rritjen e mbështetjen ndaj Ukrainës dhe kjo sipas tij duhet bërë pa humbur kohë.

“Është e vërtetë . Duhet të shpejtojmë. Duhet të rrisim mbështetjen tonë, të bëjmë më shumë dhe më shpejt. Kjo është arsyeja pse ne po rrisim kapacitetet tona të mbrojtjes industriale. Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë. Shumë analistë presin një ofensivë të madhe ruse këtë verë dhe Ukraina nuk mund të presë deri në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme në SHBA,” tha Borrel.

Presidenti xho Bajden (Joe Biden), ka mbështetur ndihmën ushtarake për Ukrainën që nga pushtimi i plotë i Rusisë në vitin 2022.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›