Lufta në Ukrainë/ Sulmohet porti në Odessa, disa orë pas marrëveshjes së grurit

Shpërthimet kanë tronditur një port kyç të Ukrainës vetëm një ditë pasi Kievi dhe Moska arritën një marrëveshje historike për të lejuar rifillimin e eksporteve të grurit. Disa shpërthime goditën qytetin perëndimor të Odessa herët të shtunën në mëngjes. Shkaku i shpërthimeve është i paqartë.
Sipas kushteve të marrëveshjes të së premtes, Rusia ra dakord të mos synonte portet ndërsa dërgesat e grurit janë në tranzit.
OKB e kishte përshkruar marrëveshjen si “dritdritë shprese” pas muajsh konflikti.
Oleksiy Honcharenko, një deputet lokal, shkroi në Telegram se kishte pasur gjashtë shpërthime në qytet dhe se porti i tij kishte marrë zjarr pas sulmit.
Honcharenko shtoi se mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi disa raketa të tjera dhe se avionët luftarakë ishin përfshirë në luftime kundër qytetit.
“Këta të poshtër nënshkruajnë kontrata me njërën dorë dhe me tjetrën drejtojnë raketa. Pra, ne kemi nevojë për avionë dhe ne duhet të fundosim të gjithë flotën e Detit të Zi të Federatës Ruse. Ky do të jetë aranzhimi më i mirë për eksportin e grurit”, shkroi ai.
Të premten, zyrtarët nga Kievi dhe Moska nënshkruan një marrëveshje për të lejuar eksportimin e miliona tonëve drithë të bllokuar në Ukrainë.
Sipas diplomatëve, midis marrëveshjeve të arritura, Rusia ra dakord të mos synonte portet ndërsa dërgesat janë në tranzit.
Marrëveshja, e cila u desh dy muaj për t’u arritur, do të zgjasë për 120 ditë, me një qendër koordinimi dhe monitorimi që do të krijohet në Stamboll, me staf nga zyrtarë të OKB-së, turq, rusë dhe ukrainas. Mund të rinovohet nëse të dyja palët bien dakord./ BBC
/rtsh.al/