E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lufta në Ukrainë, këshilltari i Trump: Krimea ka ikur. Fokusi duhet të jetë te paqja, jo te rifitimi i territorit

Një këshilltar i lartë i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, thotë se administrata e ardhshme do të përqëndrohet në arritjen e paqes në luftën në Ukrainë më shumë, se sa në fitimin e territorit.

Bryan Lanza, një strateg i partisë republikanetha se administrata Trump do t’i kërkonte presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky versionin e tij të një “vizioni realist për paqen”.

“Dhe nëse presidenti Zelensky vjen në tryezë dhe thotë, mirë ne mund të kemi paqe vetëm nëse kemi Krimenë, ai na tregon se nuk është serioz,” tha ai.

Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë në vitin 2014. Tetë vjet më vonë, ajo nisi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës dhe ka pushtuar territorin në lindje të vendit.

Trump ka thënë vazhdimisht se përparësia e tij është t’i japë fund luftës dhe të frenojë rrjedhjen e burimeve të SHBA-së.

Kundërshtarët e tij demokratë e kanë akuzuar atë për bashkëbisedim me presidentin rus Vladimir Putin dhe thonë se qasja e tij ndaj luftës shkon deri në dorëzim për Ukrainën dhe se do të rrezikojë të gjithë Evropën.

Muajin e kaluar, Zelensky paraqiti një “plan fitoreje” në parlamentin ukrainas që përfshinte një refuzimi për të shkëmbyer territoret dhe sovranitetin e Ukrainës.

Gjatë fushatës së tij elektorale, Trump tha vazhdimisht se mund t’i jepte fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës “brenda një dite”, por nuk dha detaje.

SHBA ka qenë furnizuesi më i madh i armëve për Ukrainën, ku midis shkurtit 2022 dhe fundit të qershorit 2024, ajo dorëzoi armë dhe pajisje me vlerë 55.5 miliard dollarë./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›