Luftanijet e SHBA drejt Libise

Në Libi në sfond po del edhe mundësia e një ndërhyrjeje ushtarake të huaj.
Tre luftanije amerikane kanë lënë Detin e Kuq dhe po lundrojnë drejt Mesdheut.
Qeveria greke ka dhënë lejen për ankorimin dhe përdorimin e një baze në jug të Kretës, në rsat të operacioneve të mundshme kundër Libisë.
Ndërkohë, drejt Mesdheut është nisur edhe aeroplanmbajtësja amerikane “USS Enterprise”.