Luftë informalitetit në Turizëm, Tatimet investigim të ardhurave nga Booking dhe Airbnb

TIRANË, 11 shkurt /ATSH/ Lufta kundër informalitetit në sektorin e turizmit, është thelbësore në rritjen e ekonomisë, investimeve dhe eliminimin e konkurrencës së pandershme.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se Administrata Tatimore Shqiptare ka nisur bashkëpunimin me homologët holandezë dhe irlandezë për të investiguar me instrumente të specializuara individët që përfitojnë të ardhura nga platformat Booking dhe Airbnb.
DPT u bën apel individëve që për të shmangur penalitetet, të deklarojnë saktë të ardhurat dhe të plotësojnë DIVA 2024 brenda 31 marsit 2025.

/r.e/a.f/