E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufte kunder piraterise - Nis ne Hamburg procesi kunder pirateve somaleze

Ata erdhen me anije te lehta por te shpejta ishin te armatosur rende me predha anti-tank dhe me kallashnikove. Dhjete burra te cilet donin te zaptonin anijen e mallrave Taipan te tipit kontenier. Kur piratet u ngjiten ne bord ekuipazhi ishte terhequr ne nje hapesire te sigurte ne brendesi te anijes dhe anija kishte ngecur ne vend. Taipani luhatej ne oqean. Ushtaret hollandeze e vune nen kontroll anijen pas kater oresh thote Prokurori i larte Wilhelm Mellers.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Procesi kunder pirateve ne Hamburg

Kjo eshte nje situate e qarte. Ne fund te fundit te pandehurit jane kapur dhe arrestuar ne veprim e siper perkatesisht ne bordin e anijes.

Pervec nje ushtari holandez i cili rreshqiti nga anija nuk duhet te jete plagosur askush tjeter. Prokurori i Hamburgut i akuzon dhjete somalezet per grabitje te njerezve dhe sulm ndaj transportit detar. Prokuroria bazohet kryesisht ne theniet e deshmitareve okulare. Ne kemi degjuar deshmitare te anijes Taipan vecanerisht kapitenin ketu. Pastaj kemi ne zoterim prova materiale ketu perfshihen ne vecanti armet e zjarrit dy granatahedhese shkallet e konfiskuara.

Para ketyre deshmive nuk do ta kene te lehte as 20 avokatet e pirateve para Gjykates se Landit ne Hamburg. Ndoshta avokatja Gabriele Hainecke i thekson per kete arsye kushtet kaotike ne Somali nga ku e kane prejardhjen piratet e dyshuar. Somalia eshte nje vend ku nuk mund te jetoje njeri. Somalia eshte vendi me i varfer me kaotik dhe me i tmerrshem qe mund ta imagjinosh qe ne kete kohe tiranizohet nga milicet Al Shabaab. Askush qe deshiron te kaloje nje jete dinjitoze aty nuk mund te mbijetoje.

Per prokurorin kjo luan njehere per njehere nje rol minimal. Ashtu si per Roland Heger shefin e kompanise se anijeve Komrowski ne Hamburg te cilit i perket edhe anija e kidnapuar Taipan .

Bildunterschrift Marinsat hollandeze clirojne anijen gjermane Taipan te grabitur nga piratet

Ne presim nje vendim ne drejtim te nje denimi te drejte lidhur me plackitjen e njerezve kidanpimin dhe rrembimin.

Prej fillimit te veres dhjete piratet e dyshuar ndodhen ne Hamburg ne paraburgim deri tani ata nuk jane deklaruar per akuzat. Avokatja Gabriele Heincke le te hapur faktin nese klienti i saj ne gjykate do te deshmoje per te gjitha apo nuk do te thote asgje. Ai eshte nje nga njerezit ne Somali qe nuk kane mundur te mbijetoje ne Somali qe kane uri qe kane pasur nje familje ose qe ka nje familje per te cilen ai eshte i shqetesuar.

Neqoftese shpallen fajtorefamiljet e pirateve te dyshuar duhet qe per nje kohe te gjate te jetojne pa burrat e tyre. Masa e denimit eshte ndermjet pese dhe pesembedhjete vjet. Vendimi pritet nga pranvera e ardhshme.

Autor Dietrich Lehmann/Mimoza Kelmendi

Redaktoi Angjelina Verbica

Angelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›