Luftëtarët ukrainas në uzinën e rrethuar Azovstal zotohen të luftojnë deri në fund

Luftëtarët ukrainas në fabrikën e rrethuar të çelikut Azovstal në portin juglindor të Mariupolit, të cilët janë streha e fundit kundër forcave ruse në qytet, u zotuan të dielën të vazhdojnë qëndrimin e tyre për sa kohë që janë gjallë.
“Ne do të vazhdojmë të luftojmë sa të jemi gjallë për të zmbrapsur pushtuesit rusë,” tha në një konferencë online kapiteni Sviatoslav Palamar, një zëvendës komandant i Regjimentit Azov të Ukrainës.
“Ne nuk kemi shumë kohë, ne jemi nën granatime intensive,” tha ai, duke iu lutur komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë në evakuimin e ushtarëve të plagosur nga uzina në Mariupol.