E Diel, 1 Nëntor 2026

Luftim terrori ne veriun e larget - ambasada amerikane ka pergjuar me sa duket shtetas norvegjeze

Per burrin enigmatik me kamere kemi bere goxha shaka kujton Godfrey Manoharan. Vitin e kaluar zedhenesi i nje organizate tamilesh ne mergim protestonte gati perjave kunder luftes civile ne Sri Lanka. Si vend per demonstraten e tyre Manoharan dhe shoket e tij zgjodhen ndertesen e madhe te ambasades amerikane jo larg rezidences mbreterore ne Oslo.

Qindra norvegjeze jane pergjuar prej amerikaneve

Ka te ngjare qe organet amerikane te sigurise e skedojne te riun ne nje database te madh si kercenim potencial pasi Manoharan dhe qindra norvegjeze te tjere jane mbikeqyrur me sa duket prej nje njesie speciale te stacionuar ne ambasade.

I pergjuari duket i shokuar ne nje interviste me stacionin e Oslos TV 2 i cili e zbuloi operacionin e fshehte E kuptoj qe Shtetet e Bashkuara luftojne kunder terrorit por kjo ketu shkel te drejtat e mia themelore para se gjithash te drejten per shprehje te lire te mendimit qe gezojme ketu ne Norvegji.

Njesia pergjuese e vendosur prane ambasades

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Fotografia e Osama bin Ladenit ne nje forum xhihadist.Ne trapazanin e nderteses se nje firme ngjitur me ndertesen e ambasades amerikane mendohet se ka operuar njesia e ashtuquajtur surveillance detection unit. Zyrat u zbrazen para pak kohesh me nxitim te madh. Sipas stacionit per pergjimin sistematik u rekrutuan 15 deri 20 specialiste vendas nder ta ish-drejtori 71 vjecar i njesise anti-terror te policise norvegjeze dhe punonjes te tjere te rangut te larte ne organet e sigurise.

Nderkohe Ministria e Jashtme amerikane i ka konfirmuar njoftimet perkatese ne medie. Nje zedhenes i Ministrise se Jashtme amerikane tha per stacionin se njesia po ben dhjete vjet qe punon ne Norvegji por edhe ne shume vende te tjera. Ajo eshte ngritur pas atentateve katastrofale me bomba ndaj ambasadave amerikane ne Kenia dhe Tanzani tha ai. Synimi eshte ruajtja e ambasades e rezidences dhe e institucioneve te tjera amerikane ne vend shtoi ai. Per veprimtarine e saj per shembull per verifikimin e targave te automjeteve si dhe per regjistrimet fotografike dhe me viedo te personave te dyshimte jane informuar organet kompetente norvegjeze tha zedhenesi.

Norvegjezet mohojne te kene qene ne dijeni

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri i jashtem norvegjez Jonas Gahr Stre.Por nga pala norvegjeze mohohet cdo lloj njohurie per aktivitetet e amerikaneve. Pas nje raundi te pare bisedimesh me ambasaden ministri i Jashtem Jonas Gahr Stre sheh ende nevoje per sqarim.

Kuptohet qe po merremi me akuzat. Deri tani nuk kemi marre pergjigje te mjaftueshme. Ne rast se jane shkelur ligje norvegjeze kjo do te ishte nje ceshtje serioze. Asnje fuqi e huaj nuk ka te drejte te ushtroje te drejta sovraniteti ne Norvegji thekson ministri i Drejtesise Knut Storberget. Ai kerkon te zbuloje me ane te nje hetimi te teresishem nese ne organe vartese ka pasur njerez qe kane qene ne dijeni apo madje qe kane dhene leje per aktivitetet te kunderligjshme. Ne nje njoftim per shtyp zedhenesi i ambasades amerikane Tim Moor garantoi per gatishmerine e ambasades per te kontribuar ne zbardhjen e rrethanave. Norvegjia eshte mik dhe aleat tha Moor. Asnje pyetje nuk do te mbetet pa u sqaruar shtoi ai.

Autor Alexander Budde / Elert Ajazaj

Redaktoi Mimoza Cika-Kelmendi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›