E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lugar: SHBA te ndryshojne politiken ndaj Kubes

Senatori i vjeter republikan Richard Lugar ka deklaruar se embargoja ekonomike e SHBA ndaj Kubes ka deshtuar dhe se per kete ajo duhet te rivleresohet.

“Ne duhet te pranojme mungesen e efikasitetit te politikes sone aktuale dhe te trajtojme me regjimin e Kubes ne nje menyre qe interesat e SHBA te jene me te medha”, ka pohuar Lugar.

Presidenti Barack Obama ka premtuar nje rishikim te politikes amerikane ndaj Kubes, perfshire lehtesimin e masave per udhetimin. Por i ka theksuar se beson se embargoja perben nje shtyse per ndryshimin ne Kube.

Senatori Lugar, anetar i Komisionit per Marredheniet me Jashte ne Senatin amerikan dhe nje figure me influence te larte politike, ka nenvizuar se politikat e Uashingtonit ndaj Havanes kane qene jo efikase.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›