Luhatje të çmimit të fruta-perimeve, tregtarët e shumicës në Lushnjë po përballen me mungesa

Mungesa e prodhimit vendas ka sjell paqëndrueshmëri të çmimeve në tregun e shumicës së fruta – perimeve në Lushnjë. Produktet e importit janë më të shumta në sasi, ndërsa ka më pak prodhime të vendit, të cilat po shiten më lirë.
“Çmimet nuk jan ëtë qëndrueshme, prodhimi vendas ka lëkundje. Më cilësore janë prodhimet tona”, tha një tregtar.
“Për momentin çmimi i kastravecit është qesharak 70 lekë, kur vijnë vëllezërit tanë kosovarë çmimi rritet edhe 120 lekë. Domatja e vendit shihet 130 lekë, e importit 180 lekë”, u shpreh një tjetër.
Tregtarët vendas pohojnë se me ardhjen e tregtarëve kosovarë dhe maqedonas çmimet pësojnë rritje. Ajo çfarë reflekton tregu këtë sezon, është mungesa e prodhimit me shumicë të perimeve vendase në sera, për shkak të rritjes së kostos në kultivim.
/rtsh/