Lula Si trembem balotazhit
Presidenti brazilian ne largim Luis Injacio Lula duke folur pas votimit tha se kandidatja e Partise Punetore dhe e preferuara e tij si pasardhese Dilma Rusef nuk do te mund te zgjidhet presidente qe ne raundin e pare te zgjedhjeve.
Sigurisht qe Rusef nuk do te zgjidhet menjehere por mua balotazhi nuk me shqeteson. Une nuk kam fituar asnjehere zgjedhjet ne turn te pare tha Lula pasi hodhi voten e tij ne San Paolo.
Dilma Rusef me baba me origjine bullgare qe nga viti 2005 deri ne mars te 2010 udhehoqi stafin e presidentit Lula. Ne mars dha doreheqjen per tu hapur rruge kandidimit per presidente.