Lule për Adelina Tahirin

Është zotuar të befasojë publikun në secilën ditë të saj. Bëhet fjalë për vajzën shkupjane Adelina Tahiri.
Këngëtarja e cila tashmë ia ka mësy tregut evropian duke lidhur një kontratë bashkëpunimi me një produksion londinez, duket se po i shkon mbarë gjithçka.
Madje edhe punët në dashuri. Megjithëse nuk ka treguar se kush i bëri befasinë, lule të dërguara në adresë të saj e kanë gëzuar shumë këngëtaren.
Kështu të paktën ka treguar përmes rrjeteve sociale Tahiri, ndërsa ka lënë pezull përgjigjen për fansat e saj. Atë të statusit të saj. /Indeksonline/