E Diel, 1 Nëntor 2026

Lulzim Basha del nga linjaapo telekomandohet nga Tirana

Lulzim Basha ka dhene nje interviste ne Zerin e Amerikes ku ben te qarte qendrimin e tij lidhur me 21 janarin e vitit te shkuar dhe lidhur me hetimin e gjykimin e kesaj ceshtjeje dhe me siguri shume demokrate anetare te PD-se qe e kane lexuar me vemendje mund te kene pyetur veten Eumlshte cmendur ky njeri Per dy arsye. Se pari ai flet me nje ton ex cathedra me nje ton gati-gati presidencial me fjale te tjera flet si nje njeri qe eshte larg paleve ne konflikt ose mbi palet dhe u jep mend ketyre te fundit Protagonistet e kesaj ngjarjeje duhet te marrin pergjegjesite e tyre ne raport me ngjarjen dhe qytetaret ne kuptimin e permbushjes se 12 prioriteteve te BE. Te vendosim interesat e qytetareve mbi ato partiake dhe te bashkepunojme. Kete na e ka thene Brukseli dhe ma kerkoi edhe Washingtoni gjate qendrimit tim ketu. Rruga evropiane e Shqiperise do te thote se pari nje sjellje europiane per te gjithe aktoret politike. Kjo fillon me pranimin e aktoreve te lojes. Asnje motivim personal nuk duhet te nderhyje ne rregullat e shtetit ligjor.

Se dyti Lulzim Basha eshte i pari dhe i vetmi nga maxhoranca qe guxon te permende viktimat nga nje optike neutrale guxon ti nenvizoje ne fillim fare kur flet per ate ngjarje e pastaj permend dhunen ndaj institucioneve guxon me ne fund ti quaje te pafajshme. Rrjedhimisht per Lulzim Bashen ate dite jane vrare kater njerez te pafajshem. Ne rrethana te tilla prokuroria ka per detyre te gjeje autoret e krimit.

Lulzim Basha paska bere seanca egzorcizmi ne SHBA. ah/shqiptarja.com/respublica.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›