E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lulzim Basha dhe bishti i qenit

Keshilli-Bashkiak-Lulzim-Basha-flet_0Nga Altin Ketro

Për të kuptuar mënyrën sesi Partia Demokratike nuk është e gatshme të lërë pushtetin paqësisht, mjafton të shihet ajo çka ndodhi në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Është një ngjarje domethënëse që i jep kuptim këtij konstatimi. Rasti tipik sesi pakica kërkon të shpërfillë shumicën. Dhe protagonist e kësaj ngjarje u bë vetë kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha. I cili, duhet thënë, kishte një rast shumë të mirë për ta treguar veten si shtetar. Dhe zgjidhja ishte shumë e thjeshtë.

Qysh nga data 1 prill, shqiptarët u njohën me një vendim politik të PS-së dhe LSI-së për të bërë koalicion në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Bashkimi i votave u shtri edhe në nivelin vendor, aty ku opozita (parlamentare) dilte automatikisht mazhorancë. Sepse, diferencën e votave e bënte pikërisht LSI-ja, pasi PS-ja ka patur gjithmonë më shumë këshilltarë sesa PD-ja.

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka gjithsej 55 këshilltarë. Kuorumi për të kryer vendimmarrje është 28 vota. Palët janë të ndarë në nivel këshilltarësh përkatësisht, PS 27, PD 24 dhe LSI 4. Me konfigurimin e ri, spektri i majtë disponon 31 mandate, kurse i djathti mbetet po me 24.

Pra, shihet se kemi një mazhorancë të konsoliduar e cila ka të drejtë të zgjedhë një kryetar të ri nga radhët e saj. Shumica e re u tregua e duruar dhe i dha një muaj kohë Lulzim Bashës dhe Njazi Kosovrastit që të reflektonin. E bëri të qartë synimin e saj për ta shkarkuar, ndoqi hapat ligjor ku 1/3 e këshilltarëve ka të drejtë të thërrasë mbledhjen e Këshillit Bashkiak, njoftoi kryetarin Kosovrasti dhe i la 5 ditë afat të thërriste mbledhjen. Të gjithë ne që jemi jashtë strukturave të Bashkisë e të Këshillit e dinim këtë program, vetëm Basha dhe Kosovrasti nuk e dinin. Ose, e dinin dhe luanin rolin e shejtan badallait. Po kjo është punë e tyre. E rëndësishme është që shumica nuk u ngut, por ndoqi me qetësi hapat ligjorë për të mos i dhënë argument kundërshtarit.

Por, Lulzim Basha, jo vetëm që se pranoi këtë ndryshim raportesh në Këshill, por ndërhyn jashtë çdo logjike elementare dhe mundohet të bllokojë një vendimmarrje që se ka në dorë ta ndryshojë. I frikësuar kushedi se nga se, merr edhe rolin e një karagjozi politik derisa urdhëron ndërrimin e bravës së derës së Këshillit, kodimin e kompjuterave, fshehjen e vulës e të librit të protokollit dhe ndalimin me policë bashkiak për futjen e këshilltarëve në ambientet e Këshillit. E kuptoni?! Këshilltarët nuk lejohen të futen në shtëpinë e tyre!!!

Nuk dihet se ku do ia shpjerë mushka drutë Bashës, por një sjellje e tillë është në kundërshti me zotimin e tij se do i qëndrojë larg konfliktit politik dhe do i përkushtohet qytetit. Ditët e fundit ska duruar dot dhe e ka mprehur gjuhën duke bërë deklarata kundrejt kryetarit të opozitës. Por, sjellja e fundit është kryekëput një sjellje prej bajraktari, që kujton se megjithëse hyri me mandat të vjedhur në atë Bashki, paska të drejtë që të komandojë edhe sekush do jetë në krye të Këshillit, pavarësisht se si ka më numrat që ta mbajë në detyrë ish kryetarin Kosovrasti.

Lulzim Basha dhe Njaziu ende mbajnë shpresë se Qukapi i Prefekturës sdo e njohë këtë mbledhje e as kryetarin e ri Aldrin Dalipi. Por, sadoherë që Qukapi ta kthejë mbrapsht vendimmarrjen, kjo sndyshon gjë, pasi shumica e re është solide dhe këmbëngulja për të mos e njohur është e kotë. Dhe, atë që se bëri Basha, e bëri zoti Dalipi, i cili, më shumë se një herë, ia ka thënë publikisht Bashës se ska ndërmend ta bllokojë dhe do jetë bashkëpunues me të. Një shenjë qytetarie kjo që bën diferencën, ndonëse zoti Dalipi do detyrohet të bashkëpunojë me një kryetar që është aty me mandat të grabitur.

Kur në krye të shkrimin theksova se Basha humbi një rast të mirë për tu treguar shtetar, e kisha fjalën pikërisht te pranimi që ai duhet ti kish bërë përbërjes së re të Këshillit. Meqenëse Njaziu është nga ato raste që se njeh institucionin e dorëheqjes, duhet që Basha, qysh në krye të herës, ti kërkonte atij publikisht të jepte dorëheqje, të pranonte publikisht shumicën e re PS- LSI, dhe ti ofronte e kërkonte bashkëpunim në të mirë të qytetit. Në fund të uronte kryetarin e ri të zgjedhur dhe të angazhohej se do jepte shembullin personal sesi qyteti mund të qeveriset bashkarisht.

Ja pra që Basha se bëri, sepse sdi ta bëjë. Por (për të mos e paragjykuar), edhe nëse ka dashur ai, se kanë lënë të tjerët. Ata që e komandojë vertikalisht dhe ia kujtojnë në çdo moment se është në atë detyrë me ndihmën e tyre. Ja pra se çdo të thotë të mos jesh i lirë në vendimmarrje kur nuk vjen në pushtet me vullnetin dhe votën e lirë të qytetarëve, por katapultohesh në detyrë nga Sali Berisha që pastaj të tërheq prej veshi e të komandon si kukull për të të nxjerrë si klloun përpara syve të shqiptarëve. Lulzim Basha! PO! Ti e frymëzove atë kontigjent mbështetësish që u rritet adrenalina kur ti dhe shefi yt bëni të fortin. Por, ti humbe qytetin, që kurrë se fitove. Sepse, siç ka thënë edhe i madhi Kabashi: bishti i qenit, sado ta drejtosh, bisht qeni mbetet.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›