E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lulzim Berisha: E vërteta e akuzave për vrasjen e Ongarit

Provat e prokurorisë në lidhje me krimet e Bandës së Durrësit si dhe dëshmia e të penduarit Coli janë kundërshtuar nga mbrojtja. Avokatët e Lulzim Berishës i kanë cilësuar këto prova si të manipuluara, pasi, sipas tyre, akuza nuk ka paraqitur dëshminë në gjykatë, por deklarimet në prokurori.

***

Mbrojtja e Lulzim Berishës kundërshton episodin e tretë, atë që ka lidhje me vrasjen e shtetasit Eduart Ongari. Akuza pretendon se grupi ishte nisur për të vrarë një person, por më pas kishte ndërruar mendje meqë nuk kishte fotografi të tij në një kohë kur i gjithë grupi e njihte këtë person shumë mirë. Coli pretendon se e ka dërguar Lulzim Berisha për të parë se ku ndodhej Ongari dhe ai ka shkuar përballë lokalit duke sinjalizuar se shënjestra ndodhej së bashku me tre të tjerë në tavolinë. Sipas mbrojtjes, kjo nuk ka kuptim pasi Ongari e njihte shumë mirë Colin dhe për pasojë do të ishte alarmuar. Nuk ka asnjë provë direkt, me përjashtim të deklarimeve të Colit,- thuhet në materialin e mbrojtjes.

***

Dëshmia e shtetasit Adriatik Hasa e dt. 10.01.2011 është me shumë vlerë për këtë episod, pasi ky dëshmitar ka qenë i pranishëm si okular në ngjarje. Është banues në katin e dytë të pallatit përballë lokalit ku është vrarë Ed Ongari nga krahu tjetër i rrugës. Viktimën e ka njohur që në moshë të vogël. Lokalin ku është vrarë Edi e frekuentoja. Atë ditë Edi ka qenë i ulur në një tavolinë përjashta, ka qenë tavolinë e vetme, me 5 6 persona. Unë kam hyrë në lokal për të blerë cigare. Para se të hyja u salutova me Edin. Pasi bleva cigare, dola në rrugë e po prisja tek trotuari përballë shtëpisë sime të dilte nusja me vajzën pasi do të iknim diku për drekë. Kam qenë rreth 3 metra larg tavolinës së Edit, kur ka ardhur një djalë i ri, i cili nxori një armë dhe foli Mos lëvizni kështu mu duk sikur tha. Më pas ka qëlluar direkt vetëm Eduartin. Pasi qëlloi personi u largua me hap të shpejtë në krah të djathtë. Personi që qëlloi ishte rreth 172 cm, pak i shëndoshë me tipare brune, me flokë me onde, por jo të gjata. Nuk e kisha parë ndonjëherë

***

Dëshmia e shtetasit Bardhyl Xhakollari e dt. 03.06.2010. Kjo dëshmi paraqet interes për faktin se dëshmitari në fjalë ka qenë në një tavolinë me të ndjerin Ongari kur është vrarë dhe dëshmia e tij nuk përputhet me deklarimet e Colit për numrin e personave që kanë kryer atentatin, karakteristikat e atentatorit dhe drejtimin e largimit. Ditën e ngjarjes i ndjeri e ka thirrur dëshmitarin që të pinin një kafe. Kur kanë qenë të ulur ne lokal, rastësisht ka kaluar aty një shok i dëshmitarit me origjinë nga Përmeti, i cili i ftuar dhe është ulur në krahun bosh të dëshmitarit Xhakollari. Pas 34 min ka ardhur një person që ka qëlluar dhe pastaj rashë në tokë nga frika. Kur kanë pushuar krismat ka parë një person që largohej me vrap në drejtim të stadiumit. Personin që ka qëlluar e ka parë në shpinë, rreth 150 cm, i moshës 25 26 vjeç.

***

Dëshmia e shtetasit Ardian Miço e datës 03.06.2010. Dëshmia e këtij shtetasi rrëzon pretendimet e Colit në deklarime në lidhje me bisedat e bëra nga ky shtetas me të pandehurit Indrid Taullai e Klodian Saliu për Ongarin. Dritan Bashhysa nuk ka shfaqur asnjë shqetësim para ose pas vdekjes së Eduart Ongarit. Nuk ka diskutuar asnjëherë me Indrid Taullain apo Lulzim Berishën lidhur me shtetasin Eduart Ongari. Një bisedë të tillë nuk e ka bërë as me Klodian Saliun. Për sa sipër ka dhënë dy herë deklarime, deklarimin e parë të dt. 11.06.2006 bërë  para policisë gjyqësore Durrës dhe të dytin të datës 07.02.2007 të cilin e ka nënshkruar në presion para policisë gjyqësore të Krimeve të Rënda.

***

Dritan Bashhysa, lidhje shoqërore e të ndjerit Ed Ongari, në seancën gjyqësore të datës 01.07.2010 dëshmitari mohon të ketë biseduar me shtetasin Ardian Miço për të takuar e sqaruar me të pandehurin Indrid Taullai raportin e tij shoqëror me të ndjerin Eduart Ongari. Pranon se ka biseduar me familjarët e të ndjerit Ongari kur ka shkuar për ngushëllim dhe se këta të fundit nuk e dinin kush ishin autorët dhe nuk kishin asnjë të dyshuar për vrasjen e djalit të tyre.

***

Dëshmia e shtetasit Edmond Koçi, përbën interes për faktin se ky dëshmitar është implikuar në deklarimet e Colit si personi që ka marrë në telefon dëshmitaren Luljeta Berisha ditën e vrasjes së Eduard Ongarit në lidhje me vendndodhjen e këtij të fundit në lokalin që u vra. Përkundër deklarimeve të Coli, ky dëshmitar pasi shpjegon relacionin shoqëror dhe të krushqisë që ka me të pandehurin Lulzim Berisha, mohon në mënyrë kategorike që të ketë marrë ose të jetë marrë në telefon në lidhje me shtetasin Ed Ongari nga Durrësi. Po kështu nuk njeh as të pandehurin Coli dhe të pandehurit e tjerë të këtij procedimi. Ajo që vlen të theksohet në këtë dëshmi është fakti se ky dëshmitar thekson se në atë kohë nuk ka pasur telefon.

***

Mbrojtja pretendon se, sipas thënieve të Colit evidentohet se në këtë ngjarje Lulzim Berisha, së bashku me të pandehurit e tjerë ka udhëtuar në drejtimin e rrugës së stadiumit duke prerë në kthesën djathtas pranë këtij pallati ndërsa vetë i pandehuri Coli ka qëndruar përballë viktimës Ongari nga krahu tjetër i rrugës. Nëse do ti merrnim për të vërteta deklarimet e të pandehurit si në lidhje me ngjarje ashtu dhe grindjet që kanë pasur më parë të dy palët dhe në rrethanën që në timon dhe përpara kanë qenë të ulur i mbrojturi prej meje dhe i ndjeri Saliu, i bie që Eduart Ongari të kishte pasur të gjitha mundësitë ai dhe kushëriri i tij i parë me të fiksuar lëvizjet e tyre dhe për tju shmangur atentatit, por që ska ndodhur në fakt, dhe që vërteton pretendimet tona si mbrojtje se LulzimBerisha nuk është autor i kësaj ngjarje.

Tjetër nonsens që kërkojmë të evidentojmë në këtë drejtim lidhur me besueshmërinë e Colit është fakti se në deklarime ai pretendon se ka qëndruar tek trotuari përballë kur është bërë vrasja e Ed Ongarit duke u dhënë shenjë Lulzim Berishës dhe Klodian Saliut mbi vendndodhjen e viktimës. A mund të besohet një pretendim i tillë, në rrethanën që nëse do të prezumojmë se Ed Ongari ka qenë pjesëtar i grupit kundërshtar të drejtuar nga Marsel Sotiri dhe e njihte Adriatik Colin dhe se kishte marrë pjesë në tentativën e vrasjes ndaj tij që në vitin 1998, a nuk do të tërhiqte vëmendjen e viktimës Ongari prezenca e një kundërshtari me të cilin ndaheshin me jetë për më tepër që ky kishte fushë pamje nga vendi i ulur në tavolinë siç dëshmon dëshmitari Xhakollari, të gjithë trotuarin përballë.

Mospërputhjet

Coli bën fjalë për dy persona të tjerë në tavolinë me të ndjerin Ongari që kanë ikur me vrap, ndërsa nga deklarimet e dëshmitë e Julian Korpuzit, Bardhi Xhakollarit, Ahmet Ollomani, Adritik Hasa del se kanë qenë të paktën edhe tre persona të tjerë me të dhe pikërisht, Bardhyl Xhakollari, Julian Korpuzi, Ahmata Allamani, pa përfshirë këtu banakierin e klubit djalin e deklaruesit Ahmet Ollomani.

Të gjithë këta dëshmitarë thonë se kanë rënë në tokë nga frika dhe më pas kanë parë personin që ka qëlluar të largohej. I pandehuri Coli thekson se këta kanë ikur me vrap para se Klodian Saliu të qëllojë mbi viktimën Ongari, që prezumon që këta të fundit nuk kanë parë asgjë nga ngjarja, përfshi edhe Julian Korpuzin.

Coli thotë se Klodian Saliu e ka qëlluar përballë Ed Ongarin, kur ky është çuar në këmbë. Por ky pretendim rrëzohet nga dy prova shkencore nëse do ti referohemi, së pari fotografive të vendit të ngjarjes ku viktima Ongari është i fotografuar pa lëvizur nga karrigia me kokën të rënë mbi tavolinë dhe së dyti referuar aktit të ekspertimit mjekoligjor dhe atij të këqyrjes së kufomës se Ed Ongarit, ku drejtimi i predhave të marra nga viktima në kokë është n

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›