E Diel, 1 Nëntor 2026

Lumi Lana vijon të ndotet, mbeturinat zaptojnë urat e kalimit (FOTO)

ndotja-ura-lana-1Tiranë- Ndotja e lumit Lana në Tiranë vazhdon të jetë në nivele tejet problematike. Në fokus të denoncimit të ndotjes përmes imazheve të fotografisë sot sjellim në vëmëndje të lexuesit ndotjen e urës së Lanës në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit”.

Siç duket edhe nga pamjet, ura është shndërruar në vendgrumbullim mbetjesh, të cilat shtohen kur ka ditë me shi, si pasojë e depozitimit të mbetuianve përgjatë rrjedhës së lumit.

Në mes të Tiranës sikur të mos mjaftonte aroma e pakëndshme e lumit, banorët hasin edhe këto pamje tejet ndotëse të mjedisit.

Gazeta IDEA fton lexuesin e saj të dërgojë imazhe me fokus ndotjen në adresën tonë elektronike info@gazetaidea.com për një mjedis sa më të pastër!

Lumi Lana vijon të ndotet, mbeturinat zaptojnë urat e kalimit

Lumi Lana vijon të ndotet, mbeturinat zaptojnë urat e kalimit ◄ Back Next ► Picture 1 of 2

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›