E Diel, 1 Nëntor 2026

Lunacek: Situatë e komplikuar për Thaçin


Situata është bërë më e komplikuar për kryeministrin Hashim Thaçi, pas publikimit të raportit të Dick Martyt, ndërsa tashmë i mbetet vetë Thaçit të marr vendime. Kjo ishte deklarata e Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE), Ulrike Lunacek.
 

Lunacek ka thënë se Dick Marty duhet që ato fakte, t`ia dërgojë EULEX-it. Ajo pranon se ky raport mund te ndikoje në imazhin e Kosovës.
Luancek ka bërë thirrje që ky raport mos të ketë ndikim tek proçesi i liberalizimit të vizave, duke pohuar se ky proçes është teknik dhe do të angazhohet që të mbetet i tillë.
 

Eurodeputetja austriake po ashtu ka bërë ftesë që të bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme që të hetohet çdo keqpërdorim i mundshëm i votës gjatë zgjedhjeve të 12 dhjetorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›