E Diel, 1 Nëntor 2026

Lungomare 3 transformon Radhimën, hapësira publike moderne në shërbim të banorëve dhe turistëve

TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Lungomare 3 në Radhimë konsiderohet një investim strategjik që zgjeron hapësirën e turizmit cilësor të Vlorës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Radhima, një tjetër dëshmi e transformimit urban që po vijon në zonën turistike të Vlorës.

Lungomare 3 i shërben jo vetëm banorëve të zonës, por gjithë turistëve vendas e të huaj  që frekuentojnë bregdetin e Vlorës apo që vazhdojnë më poshtë drejt Rivierës Shqiptare.

Falë këtij investimi është përmirësuar infrastruktura bregdetare duke krijuar hapësira publike moderne që rrisin potencialin turistik të vijës bregdetare në jug të vendit.

Lungomare 3 mundëson një frymëmarrje të re për Vlorën. Ky investim strategjik ka zgjeruar hapësirën e turizmit cilësor të Vlorës dhe ka krijuar kushtet optimale për vijimin me Lungomaren 4 në zonën e Orikumit, duke e bërë Vlorën qytetin bregdetar me shëtitoren më të gjatë në Mesdhe.

/m.m/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›