E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnja feston 95 vjetorin e Kongresit

Sot në qytetin e Lushnjes u hapën festimet e 95 vjetorit të kongresit të Lushnjes. Prezent në këtë ceremoni ishte ministrja e Turizmit Eglantina Gjermeni, e cila është edhe kryesuese e listës së deputetëve të këtij qyteti. Së bashku me kryetarin e Bashkisë Fatos Tushe, zbuluan monumentin e “shqiponjës së artë” vendosur në qendër të qytetit për këtë event, ndërkohë që ceremoninë e rastit e mbajtën në rrugën përballë shtëpisë ku u mbajt kongresi i Lushnjes. Me qindra qytetarë lushnjarë morën pjesë në këtë ceremoni, ndërkohë që shumë prej tyre prisnin edhe ardhjen e kryeministrit Edi Rama në këtë përvjetor të rëndësishëm për historinë e Lushnjes por edhe të mbarë vendit.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›