Lushnja në festë për Florian Markun, boksierit i dorëzohet titulli “Qytetar Nderi”

Lushnja ka festuar bashke me Florian Markun suksesin e fundit të boksierit, I cili mumni meksikanin Miguel Parra, duke siguruar gjerdanin WBC Silver.
Bashkia e Lushnjës kishte përgatitur një sërë aktivitetesh pasditen e kësaj të premteje.
Fillimisht ceremonia zyrtare u zhvillua në “Shtëpinë Muze të Kongresit”, ku ishin të ftuar përsonalitete nga fusha të ndryshme dhe qindra qytetarë të Lushnjës.

Me këtë rast Florian Markut iu dorëzua titulli “Qytetar Nderi”, vendim që Këshilli Bashkiak Lushnjë e kishte marrë zyrtarisht në tetor të vitit të kaluar.
Kryebashkiakja e Lushnjës e vlerësoi Florian Markun si model suksesi në ring, por edhe si djal modest që ka luftuar fort për të realizuar ëndërrat e tij, duke qënë një shembull për të gjithë të rinjte të cilët aspirojnë të bëhen sportistë dhe pse jo kampion ne te ardhmen.
Ndërsa Marku, pasi mori në dorë titullin “Qytetar Nderi” falenderoi bashkëqytetaret e tij për mbështetjen e vazhdueshme, sidomos për përkrahjen që i dhanë nga afër në stadiumin “Air Albania” gjatë duelit kunder rivalit meksikan
Boksieri i talentuar i bëri apel fëmijëve dhe të rinjve të punojnë fort për të realizuar qëllimet në jetë, të mos heqin dorë nga ëndërrat.
Ai hoqi paralelizma me jetën e tij, duke nenvizuar se ka kaluar një jetë e vështirë sikurse ka ndodhur me shume shqiptare qe vendosen te emigronin.
Aktivitetet në nderim të Florian Markut vijuan në qëndër të qytetit të Lushnjës, aty ku u mbajt një koncert nga një tjetër vajze e talentuar e lindur dhe rritur në Lushnjë, këngëtarja Marsela Cibukaj.
