E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje/ Krimi në familje, shkak i konfliktit dyshohet për para. I moshuari transportohet drejt Traumës

Një ngjarje e rëndë u raportua mbrëmjen e sotme në fshatin Zhymë në Lushnje. Një 45-vjeçar vrau nënën me sqepar dhe plagosi babanë.

Pas rreth dy orësh kërkim autori i dyshuar i ngjarjes u arrestua nga policia.

Gazetarja Valbona Davidhi tha për ABC News se dyshohet se ka pasur një konflikt në familje. Shkak i sherrit dyshohet se kanë qenë paratë.

Ndërsa i moshuari i cili mbeti i plagosur po transportohet në spitalin e Tiranës, për shkak të plagëve të rënda.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›