Lushnjë/ Mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjeve në Kishën Katolike ‘Pjetri dhe Pali’, marrin pjesë besimtarë të shumtë

Mesha e shenjtë e Krishtlindjeve u mbajt mbrëmjen e sotme edhe në Kishën Katolike të shenjtëve Pjetri dhe Pali, në Lushnjë.Besimtarët të shumtë katolikë kanë marrë pjesë. Meshën e drejtoi Dom Gjoni, i cili ju drejtua besimtarëve me fjalët e paqes dhe begatisë.
Në kishën “Pjetri dhe Pali”, mesha e shenjtë u mbajt në orën 21:00, mes dekoreve shumëngjyrëshe dhe tingujve të kambanave për festën e lindjes së Jezu Krishtit.