E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lushnje: Shoferja nuk mori dot kthesën, makina përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Berat, në afërsi të fshatit Kashtë Bardhë. Gazetarja e Klan News Anila Sefa ka sjellë pamjet nga vendngjarja.

Mësohet se është plagosur shoferja e automjetit Milena Shëllima, e cila aktualisht ndodhet në spitalin rajonal. Sipas raportimeve, ajo nuk ka arritur dot të marrë kthesën e për pasojë taksia ka përfunduar në kanal.

Policia po merret me zbardhjen e plotë të aksidentit.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›