E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje automjetet shkaterrohen me djegie

Kjo pikë e grumbullimit dhe përpunimit të skrapit në rrethin e Lushnjës është një ndotës serioz i ambientit.

Në një pikë shkatërrohen automjetet e dala jashtë përdorimit dhe kjo gjë bëhet me anë të djegies. Kjo pike ndodhet ne aksin Rrogozhinë-Lushnjë dhe djegia bëhet gjatë ditës dhe nën vëzhgimin e dhjetëra mijë kalimtarëve në aksin nacional, përfshi edhe zyrtarë të lartë të qeverisë që këto ditë janë angazhuar në takime sensibilizimi për mbrojtjen e mjedisit.

Djegia e automjeteve si proces realizohet per te ulur koston e shperberjes se tyre dhe ndarjes nga pjeset plastike. Shtellungat e medha te tymit mbulojne gjithe territorin ne kete zone dhe gjithcka ndodh jo me shume se 50 metra larg rruges nacionale.

Automjetet pas djegies shkaterrohen per t'u shitur per skrap ne furnaltat e shkrirjes. Numri automjeteve qe po dalin nga qarkullimi se fundmi eshte rritur ndjeshem per shkak te ngarkeses fiskale te rritur ndaj tyre. Automjetet me pas shiten nga pronaret e tyre ne pikat e grumbullimit te skrapit e ne Lushnje i shkaterrojne me ane te djegies.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›