Lushnjë, grinden dy gra, goditen me thika
Një grindje për motive të dobëta midis dy të grave të afërta në Lushnjë ka përfunduar me plagosjen e njërës prej tyre. Sherina Musaku, 58 vjeç, banuese në fshatin Muriz ka ardhur e dëmtuar në spitalin e Lushnjes me plagë të lehta në bark. Kjo shtetase në grindje e sipër është qëlluar me thikë nga shtetasja Burbuqe Musaku, duke i shkaktuar asaj plagë në bark. Ajo është shtruar në spital rreth orës 21:30 dhe sipas mjekëve ajo është jashtë rrezikut për jetën. Shtetasja që e ka qëlluar Burbuqe Musaku po hetohet e lirë nga policia.