E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje, grinden pas një sherri, 2 të plagosur

LUSHNJE- Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë një konflikti për motive të dobëta të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lushnjës. Sipas policise, ngjarja është shënuar ne lagjen “Gafurr Muco”, kur dy persona, me iniciale B.Ç dhe E.Ç janë goditur disa here me thikë nga dy të tjerë. Dy te plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shpallur në kërkim autoret e ngjarjes, Saimir dhe Xhino Aliço, 38 dhe 19 vjec, të cilët akuzohen për tentative vrasjeje.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›