E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje shkolla e shkaterruar ne Dushk

Vetëm dy ditë para fillimit të vitit të ri shkollor gjendja e godinave të shkollave në disa nga komunat e rrethit të Lushjës është e mjerueshme.

Nje nga keto eshte dhe shkolla e fshatit Thanasaj te komunes Dushk. Ne kete shkolle mungojne tualetet, ndriçimi, muret jane me lageshtire dhe prej 20 vitesh ne kete shkolle nuk eshte vene dore. Drejtori i shkolles dhe mesuesit shprehen se kushtet jane te papranueshme per te zhvilluar nje proces normal mesimor. Drejtoria e Higjienes ne Lushnje ne raportin e fundit te saj ka thene se kjo shkolle nuk duhet te hapet per shkak te kushteve te veshtira qe paraqet per nxenesit. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›