E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje tre ne pranga per gjobevenie

Policia e qytetit të Lushnjes ka arrestuar në flagrancë tre persona nën akuzën e gjobëvënies ndaj një biznesmeni.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave shtetasit e arrestuar janë Lorenc Binali dhe Kujtim e Elis Taullau, atë e bir. Sipas burimeve, të arrestuarit tentuan t’i zhvasnin biznesmenit të përpunimit të mishit, Josif Çuko, 100 milionë lekë të vjetra. Por Çuko kishte njoftuar policinë për kërcënimet dhe tre të dyshuarit u kapën në flagrancë pikërisht teksa merrnin paratë. Burimet saktësojnë më tej se tashmë materialet e grumbulluara i kanë kaluar prokurorisë së rrethit, me qëllim proçedimin penal të të arrestuarve. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›