Lustracioni Beogradi mban peng Shkupin

Nje pjese e madhe e dosjeve te bashkepunetoreve maqedonas te sigurimit shteteror ne kohen e ish-Jugosllavise ndodhen ne arkivat serbe.
Komisioni per hapjen e dosjeve ne Maqedonia ka deklaruar se per momentin eshte e pamundur qe keto dosje te terhiqen nga Beogradi.
Me institucionet pergjegjese serbe nuk kemi vendosur asnje komunikim per shkak se keto dosje ruhen nga sherbimet e tyre sekrete dhe asnjehere nuk do te mund ti marrim. Ndoshta kjo do te ndodhe ne nje kohe me te mire por tani ska gjasa ka deklaruar anetari i komisionit Gjorgji Mallkovski.
Komisioni per hapjen e dosjeve deri tani nuk ka bere asnje kerkese tek institucionet serbe per terheqjen e materialeve qe kane te bejne me Maqedonine.