E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lyrical Son publikon klipin e ri

Lyrical Son në bashkëpunim me Nuke sjellin klipin më të ri “Mos shko”.
Ky është i disati projekt me radhë i Festimit për këtë sezon, si dhe është pjesë e albumit të tij “ZimaSamShevy”, i cili përmban 25 këngë.

Kënga është produkt i PINT, me instrumental të K-Master dhe StrikeBetaz, ndërsa klipi është realizuar nga Pinkmoon Creative.

Të kujtojmë se disa ditë më herët u lansua edhe verzioni remiks i këngës “Fake” i Elvana Gjata, kur realizues është Festimi dhe Flori Mumajesi.

Gjithashtu, ai është pjesë e këngës së bashku me Mc Kreshën dhe grupin KAOS./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›