M. Financave: Rama mashtron për situatën ekonomike
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Serbo deklaroi se Rama po shpif dhe po mashtron lidhur me situatën ekonomike në vend duke i kujtuar Kryetarit socialist se vetëm një muaj e gjysëm më parë, ai kishte konsideruar krim rritjen e pensioneve.
Duke folur për rritjen e pensioneve, Serbo tha se “duhet t’i deklarojmë zotit Rama se ai dhe partia e tij, kur ishin në pushtet, kishin një fond total për pensionet prej 15 miliard lekësh kundrejt 109 miliard lekë, që është fondi aktual, i cili shpenzohet për 520 mijë pensionistët shqiptarë”.
“170 mijë pensionistë të fshatit kishin një pension prej 36 mijë lekësh, kurse, sot, këta pensionistë kanë një pension prej 77 mijë lekësh dhe se pensionet e tjera, gjatë këtyre viteve janë rritur nga 66 deri në 110%”, shtoi Serbo.
Ndërsa lidhur me deklaratën se kanë humbur 100 mijë vende pune, Ministria e Financave sqaron se sipas statistikave të pakundërshtueshme të sugurimeve shoqërore dhe tatimeve të vendit janë mbi 20 mijë qytetarë shqiptarë më shumë se një vit më pare, që paguajnë sigurimet shoqërore.