E Diel, 1 Nëntor 2026

MADRID – Sánchez akuzon disa vende të BE-së për mungesë solidariteti ndaj Spanjës

MADRID, 1 gusht /ATSH -ANSA/ Në letrën e dërguar Brukselit, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez e ka cilësuar reagimin e Bashkimit Evropian ndaj krizës në Ceuta si “mjaft asimetrik”.

“Shumica” e qeverive “na kanë treguar mbështetje dhe solidaritet, duke ofruar ndihmë”, shkruan ai.

“Të tjera, përkundrazi, kanë zgjedhur të sulmojnë Spanjën dhe të kërkojnë përjashtimin e përkohshëm nga zona Schengen. Një qëndrim i tillë – i diktuar nga paragjykimet, dezinformimi, padija ose interesat politike – jo vetëm që bie ndesh me të drejtën evropiane, të drejtën humanitare dhe parimet e solidaritetit që na bashkojnë, por edhe me interesat afatgjata të Evropës dhe me logjikën më elementare”, shton Sánchez, duke iu referuar vendimit të Romës, pa e përmendur megjithatë drejtpërdrejt Italinë. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›