E Diel, 1 Nëntor 2026

MANAMA – Bahrejni kërkon veprim ndërkombëtar për të ndalur agresionin e Iranit

MANAMA, 28 qershor /ATSH ANSA/ – Mbretëria e Bahrejnit bën thirrje për një veprim ndërkombëtar për t’i dhënë fund agresionit të përsëritur iranian, deklaroi në një postim në llogarinë zyrtare ministria e Jashtme të Bahrejnit.

Në një deklaratë të mëparshme, ministria e Punëve të Jashtme e Bahrejnit theksonte se “qëndrimi i vazhdueshëm sfidues i Teheranit ndaj vullnetit të komunitetit ndërkombëtar kërkon një përgjigje të vendosur”, duke i bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të mblidhet  urgjentisht një seancë të jashtëzakonshme.

Bahrejni i kërkon OKB-së të marrë përgjegjësitë e tij për të garantuar zbatimin e Rezolutës nr. 2817 (2026), me qëllim ndalimin e këtij agresioni të vazhdueshëm dhe mbajtjen përgjegjës të autorëve të tij. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›