E Diel, 1 Nëntor 2026

MASAKER në SHBA, djali i mësueses hap zjarr në një shkollë fillore, vret 27 persona (FOTO)

(E PERDITESUAR)- Të paktën 27 njerëz gjetën vdekjen, mes tyre 18 fëmijë, kur një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë fillore në Konektikat të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Personi që kreu sulmin është Ryan Lanza, 24 vjeç, djali i një mësueseje në shkollë.

Ai ka hyrë duke qëlluar klasë më klasë, duke e nisur nga mamaja e tij. Babai i tij u gjet i vdekur në shtëpi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në mëngjes në shkollën Sandy Hook.

Policia mori një raportim se një person i armatosur po qëllonte me armë zjarri në një klasë kopshti.

Ende nuk dihet nëse ai është vetëvrarë, apo e ka qëlluar ndonjë oficer policie. Ka pasur raportime të pakonfirmuara për një person të dytë në sulm.

Policia ka kapur dy armë, ndërkohë që shkollat në mbarë rrethin janë mbyllur si masë sigurie. Dyshohet se është vrarë edhe personi i armatosur që nisi sulmin.

Dyshohet se nga të shtënat është vrarë drejtori i shkollës dhe psikologu i saj. Kurse nëndrejtoresha është plagosur në këmbë. (VIJON)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›