MASH publikon librin e transparencës të Maturës Shtetërore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar tashmë Librin e Transparencës, ku mbi bazën e elementeve janë dhënë pikët e fituara nga secili maturant për çdo preferencë, të llogaritura në bazë të koeficienteve të përcaktuar nga MASH.
Çdo maturant kandidat, pas konsultimit me librin e transparencës dhe leximit të pikëve të grumbulluara nga ana e tij në secilin program studimi të përzgjedhur prej tij si dhe pikëve të fituesve të fundit arrin të gjykojë se në cilën degë ka më shumë shanse suksesi.
“Pas përfundimit me sukses të provimeve të Maturës Shtetërore dhe shpalljes së rezultateve të katër provimeve (dy të detyrueshme dhe dy me zgjedhje) për maturantët që morën pjesë në to, filloi shpërndarja e Formularëve A2 , të cilët pas plotësimit nga maturantët kandidatë që dëshironin vazhdimin e studimeve të larta, u realizua grumbullimi i tyre në Drejtorinë e Pranimeve të AKP-së”, tha Arben Fagu, drejtor i pranimeve në Agjencinë Kombëtare të Provimeve. Sipas tij, pas kësaj filloi procesi i dixhitalizimit të formularëve A2 dhe krijimi i bazës përkatëse të të dhënave.
Libri i Transparencës, sipas tij, është në shërbim të të gjithë kandidatëve maturantë që dëshirojnë të studiojnë në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik. Në Librin e Transparencës, secili kandidat maturant ka zonën e tij të të dhënave.
Ndërkohë, MASH sqaron se në Librin e Transparences që po publikohet nuk paraqiten gjeneralitetet e maturantëve me qëllim që të mbrohen të dhënat personale të tyre. Ndërsa për maturantët kandidatë, të cilët ndër preferencat e zgjedhura kanë dhe programe studimi që parashikojnë zhvillimin e konkurseve, për këto programe në librin e transparencës nuk janë llogaritur pikët sepse ato përllogariten pas daljes së rezultateve të konkurseve
2011-08-18 08:28