E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH,takim me krerët e sindikatave të arsimit

Ministria e Arsimit ka zhvilluar një takim me krerët e sindikatave të arsimit me rastin e javës se veprimeve globale për arsimin. Në fjalën e tij zv.ministri i arsimit dhe shkencës Halit Shamata vendosi theksin për fëmijët e paarsimura në vendin tonë ku pohoi se ministria do të marrë masat e duhura me synimin për të mos pasur qoftë edhe një fëmijë analfabet.
Tematika e kësaj jave për këtë vit ka të bëjë me domosdoshmërinë e financimeve të mjaftueshme për arsimin dhe sidomos në kushtet e një krize globale, kjo bëhet edhe me impenjative. Objektivat e kësaj jave për këtë vit, janë organizimi i një fushate që synon të nxjerrë arsimin në ballë të të gjitha financimeve. Në fund të fjalës së tij z. Shamata theksoi se mësuesit janë fokusi i javës globale. Pa mësues cilësorë nuk mund të ketë arsim cilësor për të gjithë. "Mësuesit janë agjentët e pazëvendësheshëm të ndryshimeve të sistemit arsimor", përfundoi z. Shamata.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›