E Shtunë, 31 Tetor 2026

MB: Rama kundër heqjes së vizave

Ministria e Brendshme ka reaguar sot në lidhje me deklaratën e kryesocialistit Rama se në brigjet shqiptare vijon trafiku i klandestinëve. Në një deklaratë të MB-së, thuhet se kreu i PS-së Rama është kundër procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë
Ministria e Brendshme informon se autoritetet italiane kanë konfirmuar se skafi me klandestinë i kapur dje, nuk ishte nisur nga brigjet shqiptare, por nga brigjet greke.
"Ky është vetëm një nga sulmet e Z. Rama për të baltosur arritjet më domethënëse të Shqipërisë që çuan në propozimin historik të Komisionit Europian për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë.
Ai tha se dokumentat e reja të identitetit janë të pasigurta, në një kohë kur shqiptarët e kanë provuar se ato shihen me respekt në të gjitha rrugëkalimet e Bashkimit Europian", thuhet në deklaratë.

Sipas Ministrisë zoti Rama nuk dëshiron të hiqet muri Schengen për shqiptarët, se nuk dëshiron që shqiptarët të lëvizin të lirë në Europën e Bashkuar.

"Ministria e Brendshme i bën thirrje Z. Rama dhe Partisë Socialiste të heqin dorë nga ky agresion ndaj heqjes së vizave, sepse po veprojnë kundër një interesi jetik dhe çështjeje dinjiteti të shqiptarëve", përfundon deklarata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›