E Diel, 1 Nëntor 2026

MB lejon SHBA-në të përdorë bazat britanike për goditje “mbrojtëse” ndaj Iranit

Londër, 1 mars /ATSH/ Kryeministri britanik Keir Starmer konfirmoi se Londra i ka dhënë miratim SHBA-së për të përdorur bazat ushtarake britanike në Lindjen e Mesme për goditje mbrojtëse ndaj objektivave raketore iraniane.

Starmer theksoi se Britania e Madhe ka “mësuar nga gabimet e Irakut”, ndaj nuk mori pjesë në sulmet e para dhe “nuk do të bashkohet në veprime ofensive”.

Ai e justifikoi vendimin si pjesë të mbrojtjes kolektive të aleatëve dhe mbrojtjes së jetëve britanike, duke akuzuar Iranin se po ndjek një strategji “tokë e djegur”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›