E Enjte, 5 Nëntor 2026

MBLEDHJA LIVE! Në krah të Dules dhe Ivi Kasos, Beleri përballet me KQZ për mandatin

Fredi Beleri ka mbërritur në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen që nis në orën 10:30 për shqyrtimin e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Himarës. Beleri shoqërohej nga efektivët e Policisë, pasi ndodhet në burg që nga 12 maji i 2023-shit për shit-blerje votash.

Në mbledhjen e djeshme, pas kërkesës së avokates së tij, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi vendosi të shtynte për sot mbledhjen me qëllim që Beleri ose të mund të merrte pjesë fizikisht, ose përmes platformave online.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, për shit-blerje votash dhe në krye të Bashkisë së Himarës u vendos Jorgo Goro, i cili pas 10 muajsh në krye të institucionit u arrestua pasi u akuzua se ka ndërhyrë për të tjetërsuar prona në favor të të tretëve në mënyrë që të përfitonte më pas statusin e investitorit strategjik. Kryetar i komanduar i Bashkisë së Himarës aktualisht është Arqile Bollano.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›