E Diel, 1 Nëntor 2026

MEKSIKË – Një tërmet 7,4 ballë Rihter godet brigjet e vendit, alarm për cunami

MEKSIKO SITI, 17 korrik /ATSH-ANSA/ – Një tërmet me magnitudë 7,4 ballë Rihter goditi Puerto Madero, 48 kilometra në jugperëndim të Aquiles Serdán në Meksikë.

”Tërmeti u regjistrua në brigjet perëndimore të vendit”, raporton Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).

Qendra e Paralajmërimit për Cunami e Shteteve të Bashkuara ka lëshuar dy paralajmërime për cunami për Meksikën dhe Guatemalën.

Nuk ka ende njoftime për viktima apo dëme materiale./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›